Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është Luela Hajdaraga, vajza e ish-ministrit Luan Hajdaraga që u propozua nga Cakaj për ambasadore në Athinë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_345799" align="alignnone" width=""]Luela Hajdaraga[/caption]

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar sot ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari, pas ankesave të shumta që kanë pasur emigrantët në drejtim të saj.

Ndërkohë, mediat greke bëjnë me dije se Hobdari është është e përfshirë në skandalin e zhdukjes (vjedhjes) së 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

Ndërkaq, e propozuar tek presidenti Meta për ambasadore në Athinë, Luela Hajdaraga mësohet se është vajza e ish-ministrit socialist të Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Ky i fundit është ndarë nga jeta disa kohë më parë, pas një sëmundje të rëndë.

Luela ka qenë më herët Koordinatorja e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme prej afro 3 vitesh. Duke qenë se prej kohësh ishte pjesë e platformës “shqiperiaqeduam.al”, platformë në të cilën vijnë një numër i konsiderueshëm shqetësimesh nga emigrantët shqiptarë jashtë vendit, Hajdaraga është menduar si më e favorshme për postin e ambasadores.

Edukimi

Luela hajdaraga ka zhvilluar shkollën e mesme në 'Albert Einstein High School', gjatë periudhës 1996-2000. Më pas (2001-2004) ka ndjekur studimet e larta në universitetin e Marylandit për psikologji.

Në vitet 2004-2008 Hajdaraga është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në universitetin shtetëror të Nju Jork Empire State College. Më tej 2009-2011 ajo është pajisur me një diplomë masteri për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në universitetin UBIS.

Punësimi

Prej një periudhe 1-vjeçare (1998-1999) Hajdaraga ka shërbyer si ndihmës menaxhere marketingu në Uashington D.C.

Më pas, për më shumë se 2 vite ka punuar si ndihmës pedagoge në kolegjin Montgomery në Maryland.

Nga 2001-2003 ka punuar si ndihmës drejtore në Editex home corporation në Uashington D.C.

2003-2004 ka punuar si menaxhere në kompaninë Alrue Import po në Uashington.

Për 1 vit e 5 muaj ka qenë menaxhere në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, dhe më pas ka qenë në pozicione të rëndësishme në shumë kompani të njohura në Tiranë. Së fundmi Hajdaraga punon si Koordinatore e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.