Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Kush është komandoja që u kap me pistoletë pa leje në Durrës? Lajmi që trazoi institucionet dhe si ja “hodhi” me disa orë në Komisariat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Klodiana Lala shkruan se tre javë më parë në Durrës është kapur me armë zjarri pa leje një efektiv komando i Forcave të Armatosura. Referuar shkrimit të saj, nuk ka një emër se kush është ky person, ama shoqërimi i tij ka trazuar institucionet.

Ai ka qëndruar disa orë në Komisariat dhe është liruar, ndërkohë që gazetarja bën me dije se titullarët e institucioneve janë përfshirë në një debat të ashpër mes tyre, pasi ka dyshime se komandoja është liruar nën ndikimin e personave të tjerë.

“Komandoja dhe misteri i pistoletes. Nje komando u ndalua 3 jave me pare ne Durres, nen dyshimet per armembajtje pa leje. Lajmi trazoi institucionet dhe pati debat te ashper mes zyrtareve. Komandoja me inicialet L.B qendroi vetem pak ore ne komisariat.

Arma sipas eksperteve ishte sportive dhe per kete shkak ushtaraku u lirua.

Per rastin u informuan shume titullare institucionesh, disa prej te cileve ngrejne dyshime te forta qe komandoja u lirua nen ndikim. Ne kete vend, po te kapin edhe me nje thike te harrojne ne burg. Ama po je komando dhe me arme ne brez del ne liri per pak ore”, shkruan Klodiana Lala.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img