Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është Klajdi Gjeçi, personi i rrëmbyer mbrëmjen e sotme në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Klajdi Gjeçi është rrëmbyer mbrëmjen e sotme në rrugën e ‘Dibrës’ në kryeqytet pranë zonës ‘Farmacia 10’. Vetëm pak orë pas rrëmbimit të tij, policia ka bërë të mundur arrestimin e 3 autorëve, ndërsa detajet lidhur me shkaqet e ngjarjes jane ende të pakta dhe jo zyrtare.

Por kush është Klajd Gjeçi? 28 vjeçari nuk është një emër i panjohur për uniformat blu, pasi rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Në muaj maj të këtij viti, Gjeçi është arrestuar nga policia pasi ka goditur me lëvë në kokë një 18 vjeçar, pasi dyshonte se ai i kishte ngacmuar të dashurën. Gjithsesi, në muajn shtator çështja ndaj tij u pushua për shkak se i dëmtuari tërhoqi padinë.

Gjeçi është arrestuar edhe në vitin 2011 pasi u kap me armë pa leje, por Gjykata e la atë të lirë për me argumentin se pistoleta nuk plotësonte të gjitha kriteret e armës së zjarrit.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.