Hapësire reklamuese

Bota

Kush është Kim Yo-jong që pritet të drejtojë Korenë e Veriut, amerikanët i tremben më shumë se sa Kim Jong Un-it

Shkruar nga Newsbomb
Kim Yo-jong dhe Kim Jong Un

Nga mediet e huaja raportohet se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ndodhet në gjendje koma dhe së shpejti pushtetin pritet ta marrë motra e tij, Kim Yo-jong.

Kim Yo-jong është motra e vogël e diktatorit, por që sipas disa profesorëve ajo paraqet një rrezik më të madh për SHBA-në, pasi është një diktatore e ashpër dhe një kërcënim I besueshëm bërthamor.

“Mënyra se si ajo duhet të ndërtojë besueshmërinë dhe për të fituar respektin e të tjerëve nuk do të bëjë duke qenë e mirë, po duke qenë një diktatore e ashpër me njerëzit dhe kërcënim i besueshëm bërthamor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë profesori Sung-Yoon Lee.

Por kush është 32 vjeçarja Kim Yo-jong?

Kim ka lindur në shtator të vitit 1987 dhe është vajza e ish-diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong-il. Kim Yo-Jung ka pasur një lidhje të ngushtë me vëllain Kim Jong-un që në moshë të vogël, pasi  të dy studiuan së bashku në Zvicër midis viteve 1996 dhe 2000.

Më pas ajo vazhdoi arsimimin e saj në Universitetin Ushtarak “Kim Il-sung” dhe më vonë për shkenca kompjuterike në universitetin “Kim Il-sung”. Yo-jong është e martuar me Choe Song, djali i zyrtarit të lartë ushtarak të Koresë së Veriut dhe politikanit Choe Ryong-hae dhe ka një fëmijë me të.

 

Sondazh

Poll