Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Kush është ish-zyrtari i ministrisë së Drejtësisë në Haiti mund të ketë urdhëruar vrasjen e Presidentit Moise

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një zyrtar i qeverisë amerikane i tha Zërit të Amerikës se 7 nga 25 personat e dyshuar për përfshirje në vrasjen e presidentit të Haitit Jovenel Moise kanë marrë pjesë në të kaluarën në stërvitje dhe programe ushtarake amerikane ndërsa shërbenin në ushtrinë kolumbiane.

Ndërkohë sipas agjencisë Reuters një ish zyrtar i ministrisë së Drejtësisë në Haiti Joseph Felix Badio, mund të ketë urdhëruar vrasjen e Presidentit të Haitit Jovenel Moise, tha të premten shefi i policisë së Kolumbisë, gjenerali Jorge Vargas.

Presidenti haitian Jovenel Moise u qëllua për vdekje kur vrasësit e armatosur sulmuan shtëpinë e tij në një lagje të pasur në periferi të kryeqytetit Port-au-Prince më 7 korrik.

Një hetim mbi vrasjen javën e kaluar të Presidentit Moise, ka zbuluar se Badio mund të ketë dhënë urdhrin tre ditë para sulmit kundër presidentit, tha gjenerali Vargas.

Sipas gjeneralit Vargas, Badio mund t’u kishte dhënë urdhër ish-ushtarëve kolumbianë Duberney Capador dhe German Rivera, të cilët fillimisht ishin kontaktuar për të kryer shërbime të sigurisë.

“Me sa duket tre ditë më parë, Joseph Felix Badio, ish zyrtar i ministrisë së drejtësisë të Haitit, i cili punonte në njësinë anti-korrupsion me shërbimin e përgjithshëm të inteligjencës, u tha të dyshuarve Capador dhe Rivera se duhet të vrisnin presidentin e Haitit”, tha gjenerali kolumbian Vargas.

“Ne po ndihmojmë në të gjitha aspektet mbështetëse për intervistat që po kryhen me kolumbianët e kapur,” shtoi ai.

Sipas autoriteteve haitiane, në grupin e të dyshuarve përfshihen 26 kolumbianë dhe dy amerikano-haitianë. Tetëmbëdhjetë kolumbianë janë kapur, ndërsa pesë janë në arrati dhe tre – përfshirë Duberney Capador – u vranë.

Shumë prej kolumbianëve të akuzuar për përfshirje në atentat shkuan në Haiti si truproje, tha të enjten Presidenti kolumbian Ivan Duque, por të tjerë kishin njohuri të hollësishme rreth vrasjes së planifikuar.

Të afërm dhe kolegë të disa kolumbianëve të ndaluar gjithashtu kanë thënë se të dyshuarit ishin punësuar për të punuar si truproje.

VOA

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img