Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Kush është ish-kampioni i boksit Asmer Bilali, objektivi “i vërtetë” i atentatit ku u vra Ferracaku

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha deklaroi sot se objektivi i vërtetë i atentatit në “Livadhet” e Shkodrës ku mbeti i vrarë biznesmeni Arjan Ferracaku ka qenë Asmer Bilali, ish kampion boksi.

albsig

Sipas Hoxhës, autorët kanë qenë tre persona dhe e kanë ngatërruar Ferracakun për shkak të ngjashmërisë me Bilalin. Bilali është mik i Ferracakut, djali i pronarit të pistës së hipizmit ku ndodhi vrasja. Ata shpesh rrinin bashkë, me disa persona të tjerë teksa shëtisnin edhe në qytetin e Shkodrës me kuaj.

Asmer Bilali është ish kampion boksi dhe rezulton të jetë arrestuar në vitin 2017 për plagosjen me armë zjarri të 20 vjeçarit Hermes Beqiri. Ngjarja ndodhi në lagjen Kiras të Shkodrës. Në atë moment Bilali u kap bashkë me një pistoletë dhe motorin që përdori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu rezulton se gjatë një aksioni të vitit 2016, u arrestuan disa persona mes të cilëve shtetasit A. Bilali, 56 vjeç babai i të shpallurit në kërkim A. B, 27 vjeç si dhe katër shtetas të tjerë, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë dhe kryente grabitje të ndryshme. Atyre iu sekuestruan një arsenal gjigant armësh, nga tritoli te pistoletat me silenciator dhe automatik. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me personat në fjalë.

Gjithashtu, sipas një njoftimi të policisë, rezulton që në Shkodër, në vitin 2014 babë e bir me të njëjtat kredenciale të kenë dhunuar me grushte një efektiv policie.

Çfarë deklaroi gazetari Hoxha:

Personi që shikoni në foto është Asmer Bilali, është marrë dikur me boks, djali i pronarit që ka pistën e hipizmit, ndërsa personi tjetër është Arjan Ferracaku. Veshja është e ngjashme dhe ata dy persona ngjajnë me njëri-tjetrin. Ngjashmëria ka ndikuar dhe ata e kanë ndikuar. Ata dyshojnë që Asmer Bilali ka lidhje me rivalët e tyre dhe dyshojnë se mund të përbëjë problem. Ky grup shoqëror që kishin hobi hipizmin, sepse dilnin bashkë me të njëjtët kuaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img