Kush është i rrezikshmi që u arrestua sot në lokal, ish-anëtari i grupit të Gjin Nikës (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:17 09-02-2018 Kush është i rrezikshmi që u arrestua sot në lokal, ish-anëtari i grupit të Gjin Nikës (EMRI-FOTO)

Ditën e sotme policia e Pogradeci ka vënë në pranga 27-vjeçarin Fatjon Bono, nën akuzën e armëbajtjes pa leje.

Por, Bono nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare.

Ai njihet si një nga personat me rrezikshëmri të lartë dhe cilësohet se ka qenë pjesëtar i një grupi me rrezikshmëri te lartë që njihet për aktivitetin kriminal, siç ishte ai i Gjin Nikës”, shtetas ky i vrarë.

Më herët, Gjin Nika ka qenë i dyshuar për disa vrasje për kromin dhe plagosje, por asnjëherë i dënuar për to. 35-vjeçari është qëlluar me armë zjarri automatik në muajin prill të 2014-s, bashkë me mikun e tij, F. Xhunga. Në atë periudhë, ndaj Nikës u ngritën dyshime edhe për vrasje të kryera me pagesë.

27 vjeçari eshte skeduar nga policia si person me prirje radikale, pasi dyshohet se ka luftuar per disa muaj ne Siri per organizaten ISIS.

Ndërkohë, arrestimi i Bonos u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë operative, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi në një lokal në lagjen nr 1 në Pogradec, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale : 1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krëhër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse. Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.01.2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Fatjon Bono, 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë- Pogradec.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentuan t’i vidhnin makinën luksoze një gruaje, 2 hajdutët e pësojnë keq
1 ditë pas ultimatumit të Arta Markut, superaksion në Durrës, arrestohen 10 persona »
Article Logic
Execution time: 0.011435031890869
array(1) { ["section"]=> string(102) "kush-eshte-i-rrezikshmi-qe-u-arrestua-sot-ne-lokal-ish-anetari-i-grupit-te-gjin-nikes-emri-foto-109681" }