Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kush është i dënuari për vrasje që kërkonte lirinë dhe i “bëri gropën” gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe 9 të tjerëve në Gjykatën e Krujës

Shkruar nga Newsbomb

Sajmir Petani është i dënuari për vrasje që “fundosi” sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokatin Aldo Tabaku dhe tetë të tjerë në Gjykatën e Krujës.

SPAK ka lëshuar urdhër arreste për personat në fjalë pasi përgatitshin që të lironin nga burgu Petanin, kundrejt një shumë të koniderueshme parash.

Petani është i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në Maj të 2020-tës, por duket se kërkonte me patjetër lirinë dhe për këtë ka nisur tratativat për korruptimin e gjyqtares Hoxha.

Ky nuk do të ishte rasti i parë që Hoxha do të lironte nga burgu një të dënuar për vepra të rënda penale.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Pasi liroi nga burgu Endrit Doklen, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin nga detyra të gjykatëses.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/e-bujshme-spak-arreston-gjyqtaren-e-shumeperfolur-ne-kruje-enkelejda-hoxhen-liroi-nga-burgu-te-denuarit-perjete-238396

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/jane-shoqeruar-10-persona-mes-tyre-edhe-ish-avokati-i-emiljano-shullazit-kush-jane-te-arrestuarit-e-spak-ne-gjykaten-e-krujes-238400

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/po-lironin-te-denuarin-per-vrasje-pse-spak-arrestoi-gjyqtaren-enkelejda-hoxha-dhe-ish-avokatin-e-shullazit-e-plote-238407

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/zbardhen-emrat-e-10-te-arrestuarve-ne-gjykaten-e-krujes-spak-jep-njoftim-zyrtar-238411

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll