Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kush është Henrik Baçi, biznesmeni që dyshohet për lidhjet me MAFIAN e NDRAGETAS, dikur i dhuronte shtetit maska për pandeminë (DETAJET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8b7475222cd124e7a81e308b65ec3866

Megaoperacioni i policisë së Katanzaros në Itali ka çuar në arrestimin e një numri të madh personash, të cilët janë eksponentë të klaneve mafioze të Ndraghetas në Kalabri.

Mes të arrestuarve janë edhe 7 shqiptarë, një prej të cilave femër, të cilët ishin të përfshirë në korrupsion dhe mashtirm në vlerën e më shumë se 250 milionë eurove.

Sektori i preferuar i të arrestuarve ishte ai i pajisjeve mbrojtëse mjekësore, si maska, doreza apo kaska oksigjeni, ndaj këta persona kishin ngritur disa kompani fictive në pronësi të personave fals.

Këto kompani fiktive shërbenin vetë për të pastruar paratë e mafias kalabreze Ndragheta, ndërsa në krye të grupit qëndronte sipërmarrësi Antonio Gallo, i njohur me nofkën “princi”.

Antonio Gallo është bashkëpronar i kompanisë “Gallo Albania” me Kledia Baçin dhe Henrik Baçin, ky i fundit një prej të dyshuarve për lidhje me mafian, i cili u la në “arrest shtëpie” nga gjykata italiane.

Kompania “Gallo Albania” u krijua në 4 maj të vitit 2017, ndërkohë që në QKB rezulton se kompania merret me një numër të madh aktivitetesh, duke filluar nga import-eksporti i veshjeve tekstile, printime logosh e deri te krijimi dhe menaxhimi i programeve komjuterike.

Henrik Baçi është biznesmeni që në muajin prill të vitit 2020 i dhuroi spitaleve shqiptare 3000 maska mbrojtëse dhe 50 veshje kirurgjikale për të luftuar pandeminë.

LEXO EDHE: Korrupsioni 250 milion euro i NDRAGETA: Zbulohen emrat e SHQIPTARËVE, nga biznesmeni te gruaja që informonte për operacionet e policisë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img