Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Kush është Ekaterini Sakelaropulu, gjyqtarja që u zgjodh PRESIDENTE në Greqi (PROFIL)

spot_img

Lajme të ngjashëm

800b0a26eb186f82bd066ab4d303ea9d

Ekaterini Sakelaropulu ka lindur në Selanik në vitin 1956 nga një familje gjykatësish.

Babai i saj Nikolaos Sakellaropulos ishte Nënkryetar i Gjykatës Supreme.

Ajo studioi Juridik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua në vitin 1978. Ka ndjekur kurse pasuniversitare në të drejtën kushtetuese dhe administrative në Universitetin Paris.

Në nëntor 1982, u emërua relatore në Këshillin e Shtetit.

Ekaterini ka qenë  Presidente e Shoqatës së Oficerëve Gjyqësorë të CoE (1993-1995), Sekretare e Përgjithshme (1985-1986), Nënkryetare (2006-2008), dhe anëtare e Komitetit Qendror Legjislativ (1993-1995).

Më 23 tetor 2015, u emërua në pozicionin e zv.Presidentes dhe u vendos në Seksionin e Tretë, si zëvendëspresidente. Nga Marsi 2015 deri në vitin 2019  ishte Kryetare e  Bordit të Shoqatës Greke për Ligjin e Mjedisit.

Ajo tani është zgjedhur Presidente, e para grua në historinë e Greqisë.

Presidentja e re mori 261 vota pro, 61 më shumë se kërkon Kushtetuta, dhe 33 vota u abstenuan.

Më shumë

spot_img