Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Kush është “doktori i kokainës” që komandon nga burgu famëkeq dhe flokëkuqja 19-vjeçe që i “bënë gropën” shqiptarëve në Mikonos; u kapën me kokainë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ishulli famoz i Greqisë, Mikonos nuk është në qendër të mediave për turizmin e zhvilluar që ka apo jetën e shfrenuar, por edhe për shqiptarët që e kanë kthyer në një qendër të shpërndarjes së drograve të ndryshme.

Mediat në Athinë raportojnë se dy shqiptarë janë arrestuar pas zbulimit dhe goditjes së një rrjeti, ndërsa drejtuesi është një i dënuar që komandonte grupin nga burgu i Korydallos.

Historia nisi në portin Rafina në Athinë ku u lokalizua një vajzë flokëkuqe 19-vjeçe me sjellje të dyshimtë e cila i hipi tragetit për në Mykonos, ndërsa nga kontrolli iu gjet 207 gr kokainë.

Vajzën e ndoqën agjentët deri në hotel. Pasi arriti ajo komunikoi me drejtuesin e grupit nga burgu që pseudonimin e kishte “doktori i kokainës”, i cili për t’u siguruar që ishte vetëm i kërkoi që telefonata të ishte me video. Më pas i kërkoi që të zbriste poshtë hotelit për të dorëzuar “zonjën e bardhë”.

Jashtë ishte një “Fiat” i bardhë me dy shqiptarë brenda që po e prisnin. Njëri prej tyre zbriti dhe iu afrua vajzës dhe sapo kokaina u dorëzua, agjentët vepruan dhe i arrestuan. Shqiptari tjetër që drejtonte makinën tentoi të ikte, por pa fat, pasi u bllokua dhe u kap.

Në njërin nga celularët e tyre u gjetën udhëzimet e udhëheqësit të madh me pseudonimin “doktori”. Të arrestuarit nuk flasin nga frika, ndërsa policia fqinje vijon hetimet për të zbuluar kush është “doktori i kokainës” që komandonte nga burgu famëkeq i Korydallos.

Më shumë

spot_img
spot_img