Hapësire reklamuese

Rajoni

Kush është diplomati amerikan që pritet të jetë ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Kush është diplomati amerikan që pritet të jetë

Jeffrey Hovenier është propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, si ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Këtë detyrë ai pritet ta marrë posa të marrë dritën e gjelbër nga senati i shtetit më të fuqishëm në botë, njofton Klan Kosova.

Kështu amerikani do të vinte në Republikën me pavarësinë e së cilës është ngusht i lidhur.

Hovenier ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.

Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Evropën Qëndrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci, kurse tash është zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu