Hapësire reklamuese

Aktualitet

KUSH është DEPUTETI që me kërkesë të tij ka vendosur mos marrë ‘kokërr leku’ nga RROGA dhe taksat e shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Erion Piciri

Para pak minutash, newsbomb.al publikoi listën e pagave të deputetëve për janarin 2020 e ku vihej re që një pjesë e mirë kishin munguar në seanca e komisione dhe për këtë ishin edhe penalizuar.

Mirëpo, në gjithë atë listë me mbi 1.5 mln të ardhura pagë mujore për secilin deputet, binte në sy një emër i cili me kërkesë të tij, nuk kishte marrë ‘kokërr leku’.

Është fjala për deputetin e opozitës së re Erion Piciri nga lista e Lulzim Bashës për Tiranën.

Piciri ka hequr dorë nga paga dhe përfitimet e tjera të buxhetit të shtetit sapo hyri në Parlament duke mos prekur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

I pyetur nga newsbomb.al se pse nuk e merr rrogën si gjithë parlamentarët e tjerë, Piciri thotë se ka hyrë në politikë për ndryshim dhe jo për qëllime financiare.

92670596_681089919318897_7742987571172474880_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll