Hapësire reklamuese

Rajoni

Kush është Bujar Osmani, doktori që u bë diplomat, BDI e do President të Maqedonisë!

Shkruar nga Newsbomb

Bujar Osmani është propozuar zyrtarisht sot nga Partia Bashkimi Demokratik për Integrim, në Maqedoninë e Veriut, për të qenë presidenti i ardhshëm i vendit, shkruan newsbomb.al. Po sot, kryetari Ali Ahmeti ka kërkuar nga deputetët që të votojnë ndryshimet kushtetuese, që Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi.

"Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e radhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim Presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për President konsensual", është shprehur kryetari i BDI-së.

Ali Ahmeti kërkon ndryshimin e kushtetutës dhe zgjedhjen e Presidentit dhe zëvendës Presidentit të shtetit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Kushtetutë.

Sipas tij, kjo do të zhbllokojë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, pasi do të realizohet Marrëveshja me Bullgarinë për përfshirjen e minoritetit bullgar në Kushtetutën e vendit. Kërkesa e Sofies zyrtare ka bllokuar prej muajsh rrugën e vendit ballkanik në BE.

BDI kërkon ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjen e Bujar Osmanit si President, për të vazhduar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, krah vendeve aleate dhe mike. Newsbomb.al sjell një profil të doktorit që u bë diplomat e tashmë synon dhe Presidencën.

Bujar Osmani mban titullin specialist kirurg në Kirurgji Digestive dhe njëkohësisht ushtron dhe detyrën shtetërore si Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut. Dita e tij nis me operacionet në spital, bashkë me stafin, dhe më pas vazhdon në postin shtetëror.

[caption id="attachment_782672" align="alignnone" width="1089"]Ministri Bujar Osmani, e ka nisur diten sot me nje operacion bashke me koleget mjeke Ministri Bujar Osmani, e ka nisur diten sot me nje operacion bashke me koleget mjeke[/caption]

Vite më parë, ai ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar në Shkup, si Ministër i Shëndetësisë, por e la detyrën dhe ju kthye profesionit të vet të doktorit duke punuar në Spitalin e Shkupit, ndërkohë që mbante detyrën e zëdhënësit të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, e drejtuar nga Ali Ahmeti.

Në vitin 2020, kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev vendosi që diplomacinë e Maqedonisë së Veriut ta drejtonte Bujar Osmani.

Ai e pranoi detyrën duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij politike dhe vetë partisë më të madhe shqiptare atje, BDI-së, sepse për herë të parë Ministria e Jashtme e vendit do të drejtohej nga një shqiptar.

Ai cilësohet si një ndër krerët e diplomacisë më të përgatitur në Ballkanin Perëndimor dhe vetë kryeministri Edi Rama nuk është kursyer gjatë daljeve publike për të, kur është shprehur se do të ishte shumë i lumtur nëse Shqipëria do të kishte një kryediplomat si Bujar Osmani.

[caption id="attachment_692082" align="alignnone" width="1600"] Ministri shqiptar i Maqedonise se Veriut, Bujar Osmani[/caption]

Me vonë, ai mori dhe postin e zëvendës kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke pasur rol kyç në Marrëveshjen e Prespës, shkruan newsbomb.al.

Gjatë drejtimit të Ministrisë së Jashtme nga Bujar Osmani, Maqedonia e Veriut ka kapërcyer shumë barriera që e pengonin në rrugën e integrimit, falë diplomacisë së Bujar Osmanit. Vite më parë, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias vlerësoi publikisht Ali Ahmetin dhe zv.kryeministrin e kohës, Bujar Osmani, për arritjen e marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit.

Veç të tjerash, ai e ka dëshmuar veten në skenën vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, duke dëshmuar unitet mes shqiptarëve, maqedonasve dhe minoriteteve të tjera në Shkup, ka qenë pjesë e ekipit për ndryshimin e Kushtetutës vite më parë, anëtarësimit në NATO dhe nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

[caption id="attachment_789959" align="alignnone" width="1600"]Igli Hasani, minister i Jashtem i Shqiperise dhe Bujar Osmani, minister i Jashtem i Maqedonise se Veriut Igli Hasani, minister i Jashtem i Shqiperise dhe Bujar Osmani, minister i Jashtem i Maqedonise se Veriut[/caption]

Me Bujar Osmanin President, BDI-ja synon t'i dalë Zot sfidave, siç thotë Ali Ahmeti, njësoj si dy muaj më parë kur Talat Xhaferi shkroi historinë duke u zgjedhur kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Në këtë garë Bujar Osmani do të ketë një tjetër shqiptar përballë. Arben Taravari deklaroi ditë më parë kandidaturën e tij për President. Nga radhët e VMRO-DPMNE-së është konfirmuar si kandidate Gordana Siljanovska, ndërsa LSDM i ka besuar edhe për një mandat të dytë Stevo Pendarovskit.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese