Hapësire reklamuese

Politikë

Kush është Blerim Shera, kryebashkiaku i ri i Partisë Socialiste në Vorë

Shkruar nga Newsbomb
Kush është Blerim Shera, kryebashkiaku i ri i Partisë Socialiste

Blerim Shera është kryebashkiaku i ri i Vorës, i shpallur fitues me një diferencë të madhe votash.

Ai do të shërbejë për rreth një vit në këtë post, deri në zgjedhjet e tjera vendore, të parashikuara të mbahen pranverën e 2023.

Shera është me profesion mësues, dhe është kthyer disa vite më parë nga Italia. Ai mbante statusin e mësuesit në një shkollë 9-vjeçare përpara se të garonte për kryebashkiak nën siglën e Partisë Socialiste.

Shera u zgjodh me 7530 vota, i ndjekur nga Lulzim Vrana i “Shtëpisë së Lirisë” me 2589 vota dhe Ymer Marku i PD-së me 687 vota.

Rezultati në Vorë doli në kohë rekord, rreth 1 orë pas mbylljes së procesit të votimeve, pasi në këtë bashki u aplikua votimi dhe numërimi elektronik.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll