Në vitin 2023 muralet e punuara nga aktivisti Çakalli janë të panumërta, madje kudo nëpër Shqipëri. Këtu vlen të përmenden muralet te mbikalimi i Ura së Dajlanit në qytetin e Durrësit, flamuri madhështor, kuq e zi në parkun kombëtar të Llogarasë, por edhe murale të tjera në Himarë, Korçë apo Tiranë. Viti 2024 nisi me një projekt tepër të rëndësishëm për të, një murale me 200 metra gjatësi, tek stadiumi i Dibrës së madhe. Si një patriot i vërtetë, është kujdesur edhe për ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, ku ka përgatitur një tjetër murale, në nder të Komandantit legjendar Adem Jashari.View this post on Instagram
32-vjeçari Bledar Çakalli është me origjinë nga Dibra, por prej vitesh jeton në qytetin e Durrësit dhe me vete mbart misionin për të edukuar brezin e ri me ndjenjën e atdhedashurisë dhe patriotizmit përmes artit të tij. Ai sot përfundoi pas hekurave për shkak se tentoi të digjte para SPAK një flamur të ashtuquajtur të Vorio Epirit. Kanë qenë forcat e policisë ata të cilët ndërhynë menjëherë dhe penguan të riun, duke bërë të mundur më pas shoqërimin e tij në Komisariat. Aktivisti jo pa qëllim mbante veshur një triko me mbishkrimin “Kombi që harron ata që e kanë mbrojtur, do mbetet vetë i harruar”. Bledar Çakalli para SPAKView this post on Instagram
Sondazh
Poll