Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
27 °
Mar
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Kush është biznesmeni i naftës ‘i shpallur në kërkim për evazion fiskal’ që i ofroi punë ish-kreut të bandës së Durrësit

spot_img

Lajme të ngjashëm

ca48cecbccaaaec6f0e9e54fb46bea51

Pas lirimit nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit Endrit Dokle i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, atij i është siguruar edhe një kontratë punësimi.

Atij i është ofruar punë nga kompania “Mateo Construction”, në pronësi të biznesmenit Agim Çako. Ai i ofroi Endrit Dokles punë në ndërtim për 8 orë në ditë apo 40 orë në javë me kontratë 1 vjeçare dhe mundësi rinovimi.

Por biznesmeni Agim Çako nuk është i panjohur për publikun. Në vitin 2016 ai u shpall në kërkim për evazion fiskal, pasi i fshehu shtetit shqiptar të ardhurat për 5247,89 ton naftë bruto me vlerë 179.594.750 Lekë.

“Shpallja në kërkim e biznesmenit u bë pasi nga hetimi, rezultoi se në aktivitetin e shoqërisë “A&A OIL 10” në fushën e hidrokarbureve, ka shmangur detyrimet tatimore e doganore për periudhën 2010¬-2013, për një sasi prej 5247,89 ton naftë bruto me një vlerë prej 179.594.750 Lekë. Biznesmeni akuzohet për “fshehje e të ardhurave”, “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë, ndërkohë që policia vijon kërkimin,” njoftonte në atë kohë policia.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img