Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kush është biznesmeni i arrestuar sot në Tiranë dhe historia tij për gjobvënie

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1c4ca19cd52c7243cab9e379cd929673

Efektivët kanë prangosur një emër të njohur të biznesit sot në Tiranë. I njohur jo vetëm si biznesmen, por edhe për historinë e tij me drejtësinë. Biznesmeni është prangosur pas një telefonate që ka marrë salla operative sot.

Po kush është Julian Bregu? Ai është një biznesmen që merret me tregtinë e kafesë dhe ka në pronësi kompaninë ‘’Enti 08’’.

Por vitin e kaluar Bregu është bërë pjesë e një histori gjobvënie.

Bregu kallëzoi 6 shokët e tij për gjobvënie, mes tyre dhe Genc Ferhatin dhe Pajtim Serjanin megjithse ka dëshmuar se u kishte shuma të konsiderueshme borxh atyre.

Bregu ka pranuar se ka patur borxhe ndaj Ferhatit dhe si afat i fundit është lënë data 13 tetor 2016. Megjithatë Bregu ka kallëzuar: Genc Ferhatin, vëllanë e tij nga njerka Elvis Karolin, Pajtim Serianin, Ditmar Reçin, Klevis Kardashin dhe Arben Haxhihysenin.

Bregu është 33 vjeç dhe pronar me 100 për qind në kompaninë e kafesë “Enti-08”. Mësohet se kishte marrëdhënie huamarrje dhe paratë ia merrte borxh babait të Genc Ferhatit. Pajtim Serianit i ka marrë 13 mijë euro borxh dhe 20 mijë euro Ditmar Reçit, shuma të pranuara nga vetë biznesmeni.

Akuza e tij ndaj tyre është se e kanë kërcënuar dhe gjobitur me 13 mijë euro.

pajtimserjani_copy.jpg

Pajtim Serjani

 

julianbreguoki.jpg

Të dhënat e biznesit të Julian Bregut në QKR

 

LEXO EDHE: Policia i gjen drogën në makinë biznesmenit, dikush telefonoi në 112, dyshohet për kurth

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img