Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Kush është Arbër Paplekaj? Gazetari tregon si i grabiti makinën qytetarit dhe u dorëzua te reparti i RENEA në Tiranë, pas krimit në Elbasan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arbër Paplekaj është një nga policët më të mirë në vend, kështu shprehet gazetari investigativ Artan Hoxha, sa i përket përgatitjes profesionale të autorit të dyshuar të vrasjes në Elbasan.

Hoxha tha se Paplekaj ka shërbyer në Afganistan, ka qenë pjesëtar i forcave RENEA, ka punuar deri para gjashtë muajsh si pjesë e stafit të sigurisë së Ambasadës Amerikane, më pas si shoqërues i një biznesmeni në Tiranë.

Hoxha u shpreh në “ABC News” se nuk e di arsyen pse Paplekaj, baba i katër fëmijëve me origjinë nga Tropoja, vendosi të largohet nga puna e tij e fundit për t’iu bashkuar PD-së në Elbasan. Por ai aludoi në disa drejtime.

Sipas Hoxhës, në Elbasan kanë qarkulluar fjalë se Gazment Bardhi do të jetë ministri i ardhshëm i Brendshëm, kjo ka bërë që shumë efektivë të policisë të angazhohen në këtë qytet. Një tjetër këndvështrim është ai i afrimitetit nga partitë politike, pasi këta persona kanë të drejtën e mbajtjes së armëve me leje, si dhe mund të përdoren për parandalimin e vjedhjes së votave.

Teksa tregoi se si u arratis pas ngjarjes, për t’u dorëzuar në repartin e RENEA në Tiranë, Hoxha bëri dhe një thirrje për të gjithë policët në vend: “Mos u bëni mish për top”.

Pjesë nga deklarata e Hoxhës në Abc News:

Unë di që ka qenë në Afganistan si pjesëtar i policisë së shtetit, Arbër Paplekaj është një nga policët më të mirë. Është baba i katër fëmijëve, është me origjinë nga Tropoja. Përpara se të shkëputej, që të ishte pjesë e këtij grupi, ka qenë për më shumë se dy vjet shoqërues i Ambasadës Amerikane. Ka patur trajnime nga më të mirat. Tre muaj më parë është larguar nga stafi i ambasadës së SHBA dhe ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni në Tiranë. I është kërkuar të ishte pjesë e këtij grupi për mbështetje të PD-së në Elbasan. Bardhi nuk ka truproja. Por në Elbasan qarkullonte fjala që Gazment Bardhi është ministri i ardhshëm i Brendshëm, ndaj ka patur shumë policë të angazhuar në Elbasan. Janë marrë njerëz të tillë sepse këta janë me armë me leje. Atëherë çfarë ka ndodhur. Papleka s’ka qenë në konflikt të drejtpërdrejtë por ka patur distancë. Në moment që ka patur përplasje, nga deklarimet e punonjësve të policisë, nuk rezulton që policia të ketë qëlluar. Papleka pasi ka qëlluar është larguar në këmbë, e ka ndjekur një makinë në distancë. Te 800 metra ai ka ndaluar një kalimtar të rastit, i ka drejtuar armën dhe i ka marrë makinën dhe është larguar nga Elbasani. Dhe u nis drejt Tiranës. Arbër Papleka ka ardhur nga Elbasani dhe ka shkuar drejt e në Repartin RENEA. Ka kërkuar takim me komandantin, në zyrë, pa ditur gjë komandanti dhe i ka thënë unë jam filani, kam qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, pashë rrezikshmëri të lartë dhe i ka treguar armën Glock 19. Është një armë me leje por autorizmi për këtë armë është që duhet të qëndrojë në shtëpi.

Reparti menjëherë ka njoftuar policinë e Tiranës të vijnë ta marrin. Në kontrollin e komandantit të repartit është marrë arma e tij dhe është çuar me pranga në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai ka zgjedhur këtë rrugë, ndoshta duke ditur që në Elbasan mund të kishte edhe ndonjë keqtrajtim. E vetmja gjë që mund të bie poshtë është dinamika, kush qëlloi i pari, kush hapi zjarr, si është e mundur që në një ngjarje të tillë, katër nga gjashtë aktorët kryesorë, janë ose punonjës policie ose ish-oficera. Kjo do të thotë që, dhe i bëj apel punonjësve të policisë së shtetit të mos pranojnë të shkojnë mish për top.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img