Hapësire reklamuese

Showbiz

Kush është Andrew Tate, personi që pretendon se është trilioneri i parë në botë! Para disa ditësh ishte në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Kush është Andrew Tate, personi që pretendon se është
Nëse përdorni rregullisht rrjetet sociale, me siguri ju ka dalë përpara ndonjë prej videove të shumta “virale” me Andrew Tate. Gjatë ditëve të fundit ai shfaqet kudo, në TikTok, Instagram apo platforma të tjera. Por pse, dhe kush është Andrew Tate? 35-vjeçari Tate është një kikbokser profesionist dhe sipërmarrës, i cili drejton kurse për pasurinë online si dhe “Universitetin” që e quan “Hustlers”, ku me 50 dollarë në muaj ai u premton kursantëve se do t’i bëjë milionerë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Emory Andrew Tate III (@cobratate)

Duke folur për pasurinë personale, në një intervistë ai ka thënë: “Kam qenë i pafuqishëm për një kohë të gjatë. Milionin tim të parë e kam bërë kur isha 27-vjeç dhe më pas i kisha 100 milionë në kohën kur isha 31-vjeç, dhe më pas u bëra trilioneri i parë”. Por realisht në planet nuk ka asnjë trilioner. Sipas Forbes, Elon Musk është aktualisht njeriu më i pasur në botë me 250 miliard dollarë. Megjithatë një revistë sportive raporton se pasuria e Tate mund të jetë rreth 30 milionë dollarë. Tate ka patur një karrierë të suksesshme si kikbokser dhe ka qenë pjesë e Big Brother UK në vitin 2016, por u largua pasi në rrjet u publikua një video ku ai dallohej teksa qëllonte një femër me rripin e pantallonave. Ekspertët e rrjeteve sociale thonë se nuk ka asnjë moment viral apo klip individual për të përcaktuar me saktësi ngritjen e tij drejt famës virale, por përkundrazi duket si pjesë e një përpjekjeje më të madhe të përbashkët për të nxjerrë emrin dhe fytyrën e tij në internet. Një nga komentet që ka tërhequr vëmendje, është thirrja që Andrew “Cobra” Tate i bëri Jack Paul për t’u përballur me të në ring. Tate është rumun me origjinë, i lundur në Illinois të SHBA-së. Ai ka qenë në shënjestër të hetuesve me akuzat e trafikimit të njerëzve dhe përdhunim.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Emory Andrew Tate III (@cobratate)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.