Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është Adea Pirdeni që Rama i besoi drejtimin e ministrisë së re

Shkruar nga Newsbomb
Kush është Adea Pirdeni që Rama i besoi drejtimin e

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme krijoi një Ministri të re, Ministrinë e Shtetit për Administratën dhe Antikorrupsionin.

Kreu i qeverisë ka propozuar që në krye të kësaj ministrie të emërohet Adea Pirdeni, emrin e të cilës ia ka dërguar presidentit Bajram Begaj për dekretim.

Po kush është Adea Pirdeni

Pirdeni ka lindur në Tiranë më 1 tetor 1983. Ajo ka përfunduar studimet në drejtësi në  Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, prej të cilit zotëron edhe një diplomë të studimeve Master në të Drejtë Publike.

Në vitin 2014 ka fituar titullin Magister Juris (MJur) me rezultate të shkëlqyera nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Oksfordit dhe prej vitit 2016 mban titullin “Doktor në Shkencat Juridike” nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës. Ajo ka kryer vizita studimore në kuadër të programeve të shkëmbimit pranë Universitetit Humboldt Berlin (Gjermani) dhe pranë Universitetit të Kansasit (ShBA).

Që prej vitit 2008, Pirdeni angazhohet si lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në disiplinat e së Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Kushtetuese të Avancuar, të Drejtës së BE dhe të Drejtës Administrative. Fushat kryesore kërkimore të saj janë aspektet kushtetuese të mirëqeverisjes dhe të drejtave të njeriut, integrimi evropian, si dhe reforma në drejtësi, për hartimin dhe implementimin e së cilës ajo ka kontribuuar si Eksperte e Sekretariatit Teknik pranë

Prej Shtatorit 2020, Adea Pirdeni shërben si Zëvendësministre e Drejtësisë e Shqipërisë, duke mbuluar në portofolin e saj kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për  Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.

Lexo edhe: Rama krijon ministrinë e Administratës Publike dhe Antikorrupsionit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese