Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është 26 vjeçari që masakroi me grushte policin në Fier, e shkuara kriminale

Shkruar nga Newsbomb

Daniel Braçi, një 26 vjeçar nga fshati Levan i Fierit, ka mbetur i plagosur në këmbë mbrëmjen e kësaj të enjte pasi është konfliktuar me një inspektor policie. I riu ka tentuar të futet me makinë në një zonë të ndaluar dhe kur efektivët ia kanë komunikuar këtë, ai ka qëlluar barbarisht me grushte një prej tyre.

Shkëlqim Jahelezi ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë dhe kryesisht në pjesën e gojës, si pasojë e goditjeve brutale dhe të menjëhershme nga 26 vjeçari, duke u detyruar të përdorë armën e shërbimit.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, inspektori Shkëlqim Jahelezi ka qëlluar në këmbë Danien Braçin duke e lënë të plagosur. Në vendngjarje, pranë ish-Globit në Fier mbërritën menjëherë Shërbimet e Policisë dhe dërgimin e të dy personave në spital.

Pamje nga vendi i ngjarjes, te Ish-Globi ne Fier Pamje nga vendi i ngjarjes, te Ish-Globi ne Fier

Hetimet po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Fierit, për të zbardhur rolin e efektivit dhe veprimet e 26 vjeçarit.

Megjithatë, Daniel Braçi nuk është një emër i panjohur për uniformat blu. Katër vite më parë, në Gusht 2019 ai i ka marrë armën e shërbimit një efektivi dhe ka qëlluar në drejtim të një personi me të cilin ishte në konflikt, duke e lënë të plagosur.

Pamje nga vendi i ngjarjes, te Ish-Globi ne Fier Pamje nga vendi i ngjarjes, te Ish-Globi ne Fier

Efektivi kishte shkuar me kolegët të shuanin një sherr mes dy familjeve, një prej të cilave ishte ajo e Daniel Braçit, pasi salla operative ishte njoftuar se katër anëtarë nga të dy familjet ishin plagosur me sende të forta e mjete prerëse. Teksa efektivët ndërhynin për të shuar sherrin, Danien Braçi i ka marrë armën e një prej policëve dhe ka plagosur fqinjin.

Lexo edhe: AMP zbarkon në Fier, 26 vjeçari masakroi me grushte policin, ai u vetëmbrojt me armë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese