Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është 20-vjeçari që u përplas për vdekje në Elbasan, deputeti i PD: Dhimbje pa fund, Fiori ishte më kurajozi në kryesinë e FRPD

Shkruar nga Newsbomb
Kush është 20-vjeçari që u përplas për vdekje

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një 20-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë.

I riu që u përplas për vdekje është Fiori Sula 20 vjeç. Për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe deputeti i PD Luciano Boçi, i cili i shpreh ngushëllime familjes së 20-vjeçarit teksa shkruan se Fiori ishte një prej të rinjve më kurajozë në kryesinë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

“Trishtim dhe dhimbje pa fund për Fiorin! Një i ri energjik dhe plot ëndrra u largua në mënyrë tragjike nga kjo jetë! Jam pa fjalë për dhimbjen dhe mungesën e pazëvendësueshme që ky largim i tillë sjellë për familjen Sula!

Fiori ishte një prej të rinjve më kurajozë në kryesinë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike!  Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe dhe zoti i dhëntë forcë familjes Sula” shkruan Boçi në postimin e tij.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, 20 vjeçarin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu