Në spektaklin Miss Italia Lombardia, kanë qenë 130 vajza të ndryshme që kanë marrë pjesë për të fituar çmimin e madh.
Por fituesja e garës ishte 18-vjeçarja me origjinë shqiptare Denise Ayroldi.
E gjatë 1.76 cm, ajo arriti të bënte për vetë jurinë me bukurinë e saj, por edhe me pasionin për kuzhinën dhe modën, shkruan giornaledibrescia, raporton neësbomb.al.
E lindur nga një baba italian dhe nënë shqiptare, Denise ëndërron të ecë në gjurmët e babait duke zgjedhur të bëhet një avokate.
E reja do të përfaqësojë Lombardinë në garën kombëtare të Miss 365 që do të mbahet në Janar në Romë.