Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Kush është Leonardo Di Caprio?”, Baton Haxhiu kundër aktorit: Nuk mundet që ai të flasë për Vjosën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i njohur Leonardo Di Caprio ka qenë shumë aktiv lidhur me tematikën e lumit Vjosa dhe mundësinë për t’u ndërtuar një HEC në të.

Ndërkohë në emisionin “Shock” në  Euroneës Albania u trajtua tema e shpalljes ose jo të Vjosës “Park Kombëtar”.

Analisti Baton Haxhiu, thotë se Shqipëria nuk ka pse i dëgjon thirrjet e të huajve, të cilat apelojnë që qeveria të shpallë Vjosën si “Park Kombëtar”

“Jo, ose duhet t’i dëgjojmë, por jo këta ambientalistë, të cilët që e teprojmë me atë që quhet shije e natyrës duke e lënë funksionale pjesë më të rëndësishme të saj. Kush është Leonardo Di Caprio?. Nuk mundet që Leonardo Di Caprio të flasë për Vjosën. Të gjitha vendet në Evropë e kanë tejkaluar atë që quhet parqe kombëtare dhe asnjëri prej tyre nuk ka respektuar kështu rregullash, që kërkojnë për Vjosën”, tha ai.

Nga ana tjetër, analisti Andi Bushati thotë se në lumin Vjosa nuk duhet lejuar ndërtimi i hidrocentraleve, pasi ata e shkatërrojnë biodiversitetin e zonës.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img