Tirana
broken clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0.5kmh
78 %
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Kush e propozoi emrin e Dash Shehit? Mediu: Kemi diskutuar dhe me kolegët e PD! Ka përpjekje për të ndarë opozitën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikani Fatmir Mediu thotë se emrin e Dashamir Shehit për President e ka propozuar fillimisht Agron Duka, por diskutime janë zhvilluar edhe deputetët e tjerë të PD. Mediu tha se kanë bërë bisedime dhe me Bylykbashin e Rithemelimit.

“Ajo që po shikoj unë është tendenca për të ndarë opozitën. Nëse shkojmë me 20 emra nuk besojmë që i bëjmë nder, se i bie që presidenti është figurë pa vlerë që hajde dalim propozojmë emra. Kushtetuta e ka përcaktuar se kush e zgjedh Presidentin e Republikës”, tha kreu i republikanëve, duke thënë se pjesë duhet të jetë çdo deputet.

I ftuar në News 24, Fatmir Mediu tha se nga pala tjetër ka përpjekje për të përçarë opozitën. “Ajo që po shikoj unë është tendenca për të ndarë opozitën. Nëse shkojmë me 20 emra nuk besojmë që i bëjmë nder, se i bie që presidenti është figurë pa vlerë që hajde dalim propozojmë emra.”

Pjesë nga deklarata e Fatmir Mediut:

Si individ ishte i pari zoti Duka. Pastaj ne kolegët e tij që kemi punuar me të, e mbështetëm kandidaturën e zotit Duka. Kemi diskutuar edhe me kolegë të opozitës, unë vetë jo, por është diskutuar. Dje unë, Shehi dhe Duka kemi diskutuar me deputetët e PD dhe kemi thënë se nuk bëhemi pjesë e asnjë farse.

Ky proces ka pikëpyetjet e veta. Gjykimi ynë kur jemi ulur me zotin Bylykbashi ka qenë se si mund të frenohet një proces i tillë manipulativ. Duhet që të ulemi të gjithë dhe të analizojmë kandidaturat, të mos jenë ato që vijnë në mënyrë spontane.

Është rasti i parë që unë shikoj që bëjmë negociata të hapura. Ne po propozojmë emra dhe po i nxjerrim në publik pa e ditur a janë ata apo jo dakord. Ata dhe mund të thonë ç’punë keni ju se ne nuk do kandidojmë. Duhet përpjekje për t’i analizuar më mirë. Ka një rend, një vrap se kush propozon.

Ajo që po shikoj unë është tendenca për të ndarë opozitën. Nëse shkojmë me 20 emra nuk besojmë që i bëjmë nder, se i bie që presidenti është figurë pa vlerë që hajde dalim propozojmë emra.

Kushtetuta e ka përcaktuar se kush e zgjedh Presidentin e Republikës. Kjo nuk përjashton asnjë deputet. Çdo deputet ka të drejtë të jetë pjesë e procesit.

Më shumë


spot_img








spot_img