Hapësire reklamuese

Politikë

Kush e nxiti ‘Mini-Shengenin Ballkanik’? Diplomati europian jep përgjigjen e pazakontë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_290342" align="alignnone" width=""]Takimi i fundit i 'Mini-Shengenit Ballkanik' në Ohër[/caption]

Diplomati austriak me origjinë sllovene Wolfang Petriç mendon se autori i krijimit të projektit ‘’Mini-shengeni Ballkanik’’ është presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Në një intervistë për ‘’Kosovo Online’’, Petriç shton se shtyrja e vendimit të çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE ka përshpejtuar proçesin e nismës së përbashkët mes këtyre dy vendeve dhe Serbisë për të krijuar një zonë të lirë të përbashkët të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve mes 3 vendeve.

‘’Është gjithmonë e vështirë të argumentohet nëse B do të kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur A, por, sipas mendimit tim, tani është e qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor që BE nuk do t’i zgjidhë problemet e tyre në një afat të shkurtër. Po aq e keqe sa vendimi i presidentit Macron është të bllokohet hapja e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, mbase përfitimi i vetëm është që koha e transformimit ka kaluar. BE nuk po pretendon që së shpejti do të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor nuk mund të pretendojnë se me anëtarësimin në BE do t’i zgjidhnin problemet e tyre.

Dhe kjo është arsyeja pse, ndërsa unë besoj se vendimi i Macron është i dëmshëm për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, mund të thuhet se ka kontribuar në përshpejtimin e idesë së një ‘Mini-Shengen’ ‘’, përfundon diplomati austriak Petriç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese