Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

“Kush e mendonte se do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë”, Rama: Sistemi ishte i kalbur, askush më nuk ndihet i paprekshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme gjatë Konferencës Kombëtare për Korrupsionin është ndalur te reforma në sistemin e drejtësisë dhe ndëshkimi i figurave të njohura politika.

Sipas Ramës deri para pak vitesh askush nuk e mentonte se në këtë vend do të vitne dita kur figura të njohura politike do të përballeshin me drejtësinë dhe do të ndëshkoheshin.

Kryeministri tha se askush në këtë vend disa vite më parë vetëm pak pas reformës në drejtësi që askush nuk do të ndihej i paprekshëm.

“Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia, figura politike të rangut më të lartë, kush e mendonte në këtë vend se do të vinte dita vetëm pak vite më par nga fillimi i reformës në drejtësi që askush nuk do të ndjehej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar tek misioni i saj për të bërë drejtësi.

Unë nuk besoj se dikush në këtë sallë deri para pak vitesh do ti përgjigjej pozitivisht. A e beson se pas pak vitesh do të ndodhë kështu? Dhe jo anëtarë qeverie dhe kryebashkiakë apo deputetë të opozitës, por të partisë në pushtet. Ne kemi pasur dikur anëtarë qeverie që pushkatohehsin , por ka qenë sistem tjetër”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

E pamë të udhës të shoqëronim nxjerren e raportit anti korrupsion me këtë konferencë sepse besojmë se është e rëndësishme që të ndajmë me publikun edhe vështirësitë si dhe të përpiqemi të vendosim në një perspektivë këtë sfidë të vazhdueshme e cila asnjëherë nuk mbaron, pasi në asnjë shtet të botës çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht.

 Ndërkohë, për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë nga një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të. Nuk ka qenë përpara 30 vjetësh, por ka qenë deri pak vjetësh koha kur të jgitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt fizik të drejtpërdrejtë dhe kur shërbiemt më bazike, si pagesa e dritave, qytetarët dueht të qëndroni në rradhë, shi apo diell, që tju jepej mundësia që të paguanin kontributet e tyre.

300mijë kontakte fizike zhvilloheshin gjatë muajit mes qytetarëve dhe shtetit dhe në këto kotnakte kishte mungesë cilësie, transparence, zvarritje dhe shumë para nën dorë.

Nga ana tjetër, për të kalaur në zemrën e sisitemit, sistemi ishte i kapur tërësisht nga kanceri i një drejtësie të korruptuar, gjerësisht të kalbur dhe faktikisht të transformuar në një pazar ku e drejta shitej ose blihej. Pavarësisht se brenda sistemit kishte si kudo, njerëz të zotë dhe të ndershëm, tërësia e sistemit e bëntë të pamundur qoftë për të ndershmit dhe të zotët, qoftë dhe për të pafajshmit të garantoheshin nga sistemi i drejtësisë.

Që kështu u fokusuam ne reformimi i sistemit të drejtësisë dhe shërbimeve. Për reformimin e drejtësisë do të ketë një hapje të një paneli të veçantë. Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia, figura politike të rangut më të lartë, kush e mendonte në këtë vend se do të vinte dita vetëm pak vite më par nga fillimi i reformës në drejtësi që askush nuk do të ndjehej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar tek misioni i saj për të bërë drejtësi. Unë nuk besoj se dikush në këtë sallë deri para pak vitesh do ti përgjigjej pozitivisht. A e beson se pas pak vitesh do të ndodhë kështu? Dhe jo anëtarë qeverie dhe kryebashkiakë apo deputetë të opozitës, por të partisë në pushtet. Ne kemi pasur dikur anëtarë qeverie që pushkatohehsin , por ka qenë sistem tjetër.  

Ky është një moment historic përtej të jgitha mangësive apo dobësive që ka një process që nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe është ende në hapat e para që në këtë vend ku të jgithë jemi kushërinj të kemi një drejtësi të pavarur që ndan kushëririn e ndershëm nga ai fajshëm.

 Është një sifdë e madhe dhe nuk ka ndodhur më parë kurrë. Nuk ka patur Shqiëpria drejtësi të drejtë apo të pavarur nga politika apo pushteti i politikës në asnjë prej momenteve qeverisjes së saj qoftë në Mbretëri qoftë në komunizëm, qoftë në periudht përpara. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm, pavarësisht që ky është një proces që ka ulje dhe ngritjet e veta, që ka rëniet dhe zhgënjimet e veta, por që sidoqoftë është procesi i duhur në drejtimin e duhur.

Më shumë


spot_img








spot_img