Arbana Osmani ka ftuar ndjekësit në Instagram për t’i bërë pyetje Eduartit, për të cilat ata kanë kureshtje.
Pasi hëngrën darkë, duke shijuar sushi-n, ai u është përgjigjur pyetjeve një më një, ndërsa Arbana e intervistonte të shoqin në këtë rast.
Pyetjet ishin nga më të ndryshmet, por kryesisht ishin fokusuar tek marrëdhënia e tyre.
Pyetje: Gjëja e preferuar tek Arbana?
Eduarti: S’mjaftojnë 15 sekondat e story-t për t’i thënë
Pyetje: Si është jeta të jetosh me Arbanën?
Eduarti: Është më e bukur se ç’duket
Pyetje: Çfarë të nervozon tek Arbana?
Eduarti: Prapë nuk dalin 15 sekonda
Pyetje: Kur ziheni kush e mban më shumë inatin?
Eduarti: Unë
Pyetje: Si je ndjerë kur je bërë baba?
Eduarti: Çuditshëm (përlotet)
Pyetje: Dielli kujt i ka ngjarë më shumë?
Eduarti: Mua