Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kush e kërcënoi prokurorin e SPAK?! Basha: Deklarata e Dumanit, kambanë alarmi

Shkruar nga Newsbomb
Kush e kërcënoi prokurorin e SPAK?! Basha: Deklarata e Dumanit,

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së bërë këtë të premte nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili është shprehur se familja e një prokurori është kërcënuar nga krimi i organizuar. Sipas Bashës, kjo është kambanë alarmi për të gjithë.

"Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë", shkruan Lulzim Basha, duke theksuar se Partia Demokratike është në krah të organit të akuzës.

"Vetëm një drejtësi që i shërben shqiptarëve, është një drejtësi imune ndaj çdo kërcënimi", vijon kryedemokrati, duke shtuar se një drejtësi e pasulmuar nga politika është në të mirën e njerëzve.

Megjithatë, vetë kryeprokurori i SPAK nuk ka dhënë detaje të tjera se kush e ka kërcënuar prokurorin e institucionit më të rëndësishëm e më të fuqishëm të akuzës në vend. Altin Dumani është shprehur se pavarësisht kërcënimeve, njerëzit e drejtësisë janë të përgatitur për këto situata.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, mësohet të ketë thënë Dumani.

Sakaq, i pyetur nga pjesëmarrësit në këtë takim se deri ku do të shkojë SPAK në hetimet për zyrtarët e larë, ai u përgjigj shprehimisht: “Nuk do kursejmë askënd”, duke theksuar kështu se SPAK po vijon punën për hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe krimit të organizuar.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës, kryetar i PD:

Deklarata e kreut të SPAK-ut se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë.

Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë i kemi dhënë dhe vijojmë t'i japim SPAK-ut dhe organeve të reja të drejtësisë mbështetje pa kushte. Vetëm një drejtësi e pasulmuar nga politika, do të jetë një drejtësi e duhur për të mirën e njerëzve.

Vetëm një drejtësi që i shërben shqiptarëve, është një drejtësi imune ndaj çdo kërcënimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed