Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush e ka radhën në Vlorë?! Katër raste të parandaluara me armë dhe mina, "killerat" të gjithë nga veriu

Shkruar nga Newsbomb
Kush e ka radhën në Vlorë?! Katër raste të parandaluara

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga Policia e Vlorës këtë të mërkurë. Forca Operacionale ka ndërhyrë në hyrje të qytetit dhe ka prangosur një shtetas me banim në Lezhë, i cili në kroskotin e makinës kishte fshehur 4 mina me telekomandë.

Petrit Ndoji transportonte 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Ai është vënë menjëherë në pranga, ndërsa ky është rasti i tretë që Policia e Vlorës parandalon.

Më herët, janë sekuestruar 5 mina të tjera gjatë operacioneve “Knock Out” dhe “Knock Out 2” dhe janë vënë në pranga 4 shtetasit që i transportonin këto mina me eksploziv C4.

Ndërkohë, në pikun e sezonit turistik, në zonën e Ujit të Ftohtë u ndalua një 35 vjeçar nga Shkodra që lëvizte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje. Amarildo Nikolli (Xhanej) u vu menjëherë në pranga dhe rasti i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës.

Janë katër raste të parandaluara me sukses nga Policia e Vlorës falë inteligjencës operative, por deri tani nuk dihet se kush ka qenë "shënjestra".

Prej ditës kur në mes të Vlorës u arrestua i riu me armë me silenciator dhe plumb në fole gati për qitje, qytetin "zien" nga thashethemet se kush e ka radhën. Bie në sy se të gjithë personat e arrestuar për tre rastet e minave dhe atij me armë, janë nga Laçi, Lezha dhe Shkodra.

Megjithatë, pavarësisht thashethemeve në Lungomare, Policia e Vlorë ka bërë një punë për t'u vlerësuar, pasi ka parandaluar këto ngjarje që do të kishin pasoja, por dhe ka siguruar mbarëvajtjen e një sezoni të qetë për të gjithë turistët e pushuesit që kanë qenë me mijëra.

// Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese