Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Kush e ka kaluar Covidin të mos tmerrohet”, mjeku i njohur publikon STUDIMIN e Austrisë: Shanset për tu riinfektuar janë 9%, mbrojtja është 91% (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f733afe679baee3cfa1100911cfee9d8

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti thotë se personat që e kanë kaluar virusin Covid-19 nuk duhet të tmerrohen. Ai publikon të dhënat e një studimi kombëtar që është bërë në Austri, sipas të cilit gjasat për tu riinfektuar janë të vogla.

Ai thotë se Austria ka studiuar të gjithë popullsinë e saj, për një periudhë 6 mujore, dhe ka dalë në përfundimin se:

– 91% është reduktimi i gjasave të reinfektimit në krahasim me mundësinë e infektimit të parë.

– Mbrojtja nga Sars-Cov-2 pas infektimit natyror është e krahasueshme me efikasitetet më të larta të vaksinave.

Shkrimi i plotë i mjekut Alimehmeti:

Mos u panikosni nga lajmet “e bujshme” mbi reinfektimet miqtë e mi!

Të dhënat në dispozicion janë të qarta dhe serioze dhe vijnë nga të gjitha zonat e rruzullit tokësor.

Në studimin e fundit të publikuar në European Journal of Clinical Investigation, kërkuesit shkencorë të Universitetit të Graz (Austri) në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore (AGES) dhe Universitetin Stanford (SHBA) studiuan jo më pak se TË GJITHË POPULLSINË E AUSTRISË. ‼

Të gjithë të infektuarit në periudhën 22 Shkurt – 30 Prill 2020 u identifikuan përmes ID-së së tyre dhe u krahasuan infektimet e tyre në valën e dytë 1 Shtator – 30 Nëntor 2020 me infektimet për herë të parë të pjesës tjetër të popullatës.

Në detaj u studiuan:

– 14.800 persona që e kishin kaluar infeksionin, dhe

– 8.885.640 persona që nuk ishin infektuar në pranverë.

–Në valën e dytë të epidemisë (shtator-nëntor 2020) u zbuluan:

– 40 reinfektime të vetme, dhe

– 253.581 infektime të reja.

— Pra, raporti i gjasave të reinfektimit është:

– OR = (40 / 14.880) / (253.581 / 8.885.640) = 0.09,

– ose po ta shprehim në përqindje = 9%.

— Efektiviteti i mbrojtjes nga reinfektimi është:

– 100% – 9% = 91%

 Siç e dini, vaksinat e miratuara deri tani kanë efektivitet nga 70% deri në 94.7%.

— Autorët dalin në përfundimin e qartë se:

– Në studimin e TË TËRË POPULLATËS SË AUSTRISË me ndjekje mbi 6 muaj:

– 91% është reduktimi i gjasave të reinfektimit në krahasim me mundësinë e infektimit të parë.

– MBROJTJA NGA SARS-COV-2 PAS INFEKTIMIT NATYROR ËSHTË E KRAHASUESHME ME EFIKASITETET MË TË LARTA TË VAKSINAVE.

— Pra, miqtë e mi:

– Kush e ka kaluar tashmë infeksionin të mos tmerrohet jashtë mase.

– Masat mbrojtëse duhet të vazhdojmë t’i ruajmë për siguri, por gjithashtu duhet të ruajmë edhe qetësinë psikologjike dhe shëndetin mendor.

Ndërmjet të dhënave shkencore të Austrisë dhe anekdotave të Shqipërisë do të përzgjedh si të besueshme evidencat e Austrisë 100% të herëve.

 Këto të dhëna flasin sërish në favor të panevojshmërisë së vaksinimit të personave që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë natyrore.

❗ “Çka nuk kuptohet, gjithnjë përgojohet.” Cit.: Nenia Campbell ? Mos u panikosni nga lajmet “e bujshme” mbi…

Posted by Ilir Alimehmeti on Wednesday, March 3, 2021

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img