Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Kush do lëpihet i pari?” Busti i Mbretëreshës Elizabeth në mes të Kukësit, reagon Kreshnik Spahiu: Injoranca s’ka kufi...

Shkruar nga Newsbomb
“Kush do lëpihet i pari?” Busti i Mbretëreshës

Ish-kreu i Partisë Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me vendosjen e bustit të Mbretëreshës Elizabeth II në qytetin e Kukësit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Spahiu i indinjuar shkruan se është fyerje për familjen Mbretërore por edhe për vetë figurën e Mbretëreshës.

Kreshniku e cilëson të pafalshme faktin që busti i Mbretëreshës është prodhuar brenda 24 orëve dhe materiali i përdorur ishte allçi.

Madje sipas Spahiut këto lloj karikaturash as që duhet të ekzistojnë e jo më të vendosen nëpër qendra qytetesh pa aprovimin e familjes, teksa i cilëson personat që vendosën bustin e Saj si “servila”.

Postimi i plotë:

ÇUDIRA SHQIPTARE:

Kukës vendoset dhe hiqet brenda 10 minutash busti mbretreshës Elisabeth. Jemi shteti më qesharak në botë. Mungesë serioziteti brenda vetes dhe jashtë.

Mungesë respekti për një personalitet botëror. Për 24 orë prodhojnë në allçi një portret, sikur të jetë qese patatinash.

Si mund të lejohen këto karikakatura pa aprovimin e familjes, komunitetit dhe shtetit që përfaqëson?

Servilizëm me moton: “Kush do lëpihet i pari”

Injoranca s’ka kufi …..

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu