Fituesi i Big Brother 6 Anaid Kaloti është një ndër komentuesit e rregullt e edicionit të ri të këtij formati.
Së fundmi i ftuar në emisionin #Exupls, ai ka thënë se në finalen e “Big Brother Vip”do të jenë katër konkurrentë të cilët do të jenë: Arjola, Iliri, Donaldi dhe Monika.
Sipas tij këta katër konkurrentë e meritojnë finalen pasi kanë dhënë shumë që prej ditës së parë në shtëpinë më të famshme të momentit.
Ndërsa, sa i përket emrit të fituesit Anaidi nuk ka dhënë një të tillë, por ka ironizuar duke thënë se atë e di Dalina Buzi.