Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar në spital policin e Kosovës i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës, pasi u sulmua nga persona të armatosur. Ai është operuar dhe tashmë rreziku ka kaluar.
Kurti thotë se me zyrtarë si Ekrem Neziri, mbahet shteti dhe se kriminelët do të ndiqen dhe dënohen.
“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.