Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti uron 17 shkurtin me video emocionuese, asnjë moment nga shpallja e pavarësisë

Shkruar nga Newsbomb
Kurti uron 17 shkurtin me video emocionuese, asnjë moment nga shpallja e

Nesër Kosova feston 16-të vjetorin e shpalljes së Pavarsisë. Me këtë rast, sheshet e Prishtinës dhe çdo komunë të Kosovës janë dekoruar me flamuj të Kosovës dhe me ata kombëtarë.

Për nder të kësaj dite janë organizuar shumë aktivitete nga institucionet shtetërore. Lidhur me këtë  kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar të gjithë qytetarët e vendit me një video emocionuese të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale.

Kurti ka shpërndarë një klip rreth 1 minutësh të përgatitur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit duke shkruar “Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë”.

Video fillon me figurën kryesore Adem Jashari me fjalët “Besa-besë…vetëm një vdekje se tjetër s’ka në këtë jetë dhe një fjalë e mirë”. Gjithashtu në video janë vazjat shqiptarë që na kanë bërë krenrë kudo në botë, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Po ashtu në videon e publikuar nga Kurti shihen edhe yjet e futbollit, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e lojtarët e Kombëtarës së Kosovës.

Por ajo që vërehet është se në asnjë pjesë të videos nuk është momentit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, u lexua nga Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi. Me siguri se kjo është edhe arsyeja që në videon e qeverisë nuk ka gjetur vend ndonjë pjesë e kësaj ngjarje historike.

Videoja nis me komandantin legjendar Adem Jashari dhe vazhdon me disa nga momentet tjera që çuan në pavarësimin e Kosovës.

Aty shfaqet dhuna serbe dhe episoda tjerë të zhvillimeve të atëhershme, ndërsa protestës së studentëve ku Kurti ka qenë protagonist i jepet më shumë hapësirë. Pastaj shfaqet lufta e UÇK-së, bombardimi i NATO-s dhe pamjet nga shtëpia muze për ish-presidentin Ibrahim Rugova, por jo edhe imazhet e Ibrahim Rugovës.

Në video shfaqën edhe disa nga sukseset e Kosovës pas pavarësisë në muzikë e sport, ndërsa përfundon me liberalizimin e vizave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese