Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kurti thyen heshtjen: Rezultat jo i kënaqshëm dje për Vetëvendosjen, kemi defekte brenda partisë

Shkruar nga Newsbomb
Kurti thyen heshtjen: Rezultat jo i kënaqshëm dje për

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një deklaratë për mediat ka folur mbi rezultatin e zgjedhjeve lokale në vend.

Ai tha se ky rezultat nuk ishte i kënaqshëm për partinë e tij dhe kjo "humbje" erdhi si pasojë e disa "defekteve të brendshme në VV”.

Më tej, ai i uroi të gjithë kryetarët e komunave për detyrën e re dhe u parashtroi të gjitha sfidat që i presin gjatë mandatit të tyre.

“Rezultati jo i kënqashëm për neve, vjen si rezultat i defekteve të brendshme që duhet t’i analizojmë ditëve në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes.

“Administrimi i procesit zgjedhor të balotazhit nga KQZ ishte shumë i mirë. I uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, do të kenë shumë beteja dhe punë në përballjen me krimin dhe korrupsionin, posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër, ku po shpëlahen para. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, ka thënë ai

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll