Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kurti thirrje qytetarëve: Është mirë të kursejmë, është patriotizëm

Shkruar nga Newsbomb
Kurti thirrje qytetarëve: Është mirë të kursejmë,

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se Kosova është ndër vendet me shifrat më të ulëta të inflacionit, krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane.

Kurti ka porositur qytetarët që nuk duhet të jenë pesimistë, por të kenë realizëm ekonomik dhe të kursejnë.

Ai ka theksuar se “kursimi është patriotizëm”.

“Me inflacionin jemi ndër vendet me shifrat më të ulëta, krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane, sa i përket mbështetjes ekonomike që po i japim sektorit të energjisë, sipas ‘Financial Times’, Kosova është vendi i katërt në Evropë. Kjo mbështetje është në disa forma”, tha Kurti.

“Çmimet po rriten, është mirë të kursejmë. Pra jo pesimizëm, por realizëm ekonomik. Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm. Ata që thonë mos kurseni duan t’iu vjedhin”, tha Kurti.

Inflacioni për muajin korrik ka arritur në 14.2 për qind në raport me muajin korrik të vitit të kaluar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll