Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti takon politikanin serb, kërkojnë të hapen arkivat për të pagjeturit dhe varret masive

Shkruar nga Newsbomb
Kurti takon politikanin serb, kërkojnë të hapen arkivat për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti i Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak.

Gjatë këtij takimi Kurti dhe politikani opozitar në Serbi, diskutuan për çështjen e të pagjeturve dhe ranë dakord që Serbia duhet të hapë arkivat, si dhe të japë informacione për varret masive për të cilat thuhet se ndodhen në territorin serb.

"Kurti e njoftoi Çanak se janë 1,632 persona që konsiderohen të zhdukur dhe theksoi se qeveria do të angazhohet maksimalisht për të gjithë të pagjeturit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, thuhet nga qeveria.

Ndër të tjera, Kurti dhe Çanak biseduan edhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa politikani serb e informoi kryeministrin për situatën politike atje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll