Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Kurti takohet sot me Vuçiç në Bruksel, çfarë do të diskutojnë dy liderët në tryezën e bisedimeve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet sot në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në një raund të ri të dialogut Kosovë-Serbi në një nivel të lartë politik.

Fokusi i bisedimeve mes dy liderëve do të jetë procesi i dialogut mes dy vendeve.

“Ky takim do të përqendrohet në përparimin e bërë deri më tani dhe hapat e ardhshëm në dialog, i cili është i rëndësishëm për perspektivat evropiane të Serbisë dhe Kosovës”, thotë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

“Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë. Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Gjithashtu në këtë takim të Kurtit me Vuçiç, pritet të ketë dakordësi për temat që duhen negociuar në muajt në vijim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img