Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me kancelaron gjerman Olaf Scholz, gjatë kongresit të Partisë Socialdemokrate në Berlin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku konfirmon se biseda me Scholz ishte i frytshëm. Më tej, ai shprehu kënaqësinë e tij që po merr pjesë në kongresin e SPD-së gjermane.
“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, shkroi Kurti.