Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot se objektivi i qeverisë së tij është vaksinimi i 60% të popullsisë.
Këtë deklaratë shefi i qeverisë së Kosovës e bëri gjatë konferencës së përbashkët me Komisionerin për Zgjerim në BE Oliver Varhelyi.
Në fjalën e tij Kurti u shpreh se qeveria është duke punuar për të rritur furnizimin me vaksina anti-Covid-19.
“Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe të vazhdojmë derisa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60% të popullsisë. Ne synojmë të vaksinojmë grupet e rrezikuara para stinës së verës dhe të vijojmë me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Qeveria është duke punuar pa u ndalur për të rritur furnizimin me vaksina dhe jemi në rrugë të drejt në përmbushjen e këtij qëllimi”, u shpreh kryeministri Kurti.