Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti: Raportet SHBA-Kosovë janë të mira, por s’do të thotë që pajtohemi çdoherë

Shkruar nga Newsbomb
Kurti: Raportet SHBA-Kosovë janë të mira, por s’do të

Kryeministri Kurti në një reagim të bërë ditën e sotme ka thënë se raportet e Kosovës me SHBA janë të mira, por nuk do të thotë që pajtohen çdoherë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e ka për detyrë ta respektojë Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit serb dhe nuk mund të ndërhyjë në vendimet e pavarura të BQK.

Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër, por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shumë i mirë tash me jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka, mirëpo në këtë aspekt kemi një Rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit, ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale”, - ka thënë Kurti.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier kishte thënë se zhvillimet e fundit rreth dinarit kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit SHBA-Kosovë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha një javë më parë se vendimi i Kosovës për ta zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës.

“Më lejoni të theksoj sa problematik është ky moment, saqë qeveritë tona nuk duket se po punojnë në partneritet me njëra-tjetrën. Prandaj, dua që të shmangim gjëra të tjera si këto”, - tha Hovenier.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin hyri në fuqi më 1 shkurt.

Ai tha se deklaratat e zyrtarëve amerikanë kanë qenë vazhdimisht të qarta se Kosova duhet ta shtyjë vendimin e zbatimit të rregullores.

Lexo edhe: Hovenier: Vendimi i Kosovës për dinarin ka ndikuar në marrëdhëniet tona

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese