Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti prezanton hapat për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd: Të jetë i drejtë dhe i barabartë, Serbia të njohë krimet e të kaluarës

Shkruar nga Newsbomb
Kurti prezanton  hapat për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar 4 hapat për rifillimin e dialogut  në mbledhjen e sotme e cila u zhvillua në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian në Bruksel.

Në fjalën e tij Kurti u shpreh se qeveria e Kososvës është për një dialog të mirëpërgatitur, i cili sipas tij duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë. 

“Si kryeministër që ka mbi 50 përqind të votave detyrimi im i parë është që mbrojë sovranitetin, pavarësinë dhe Kushtetutën tonë. Prandaj ne jemi për dialog, që është i mirë përgatitur dhe me parime. I drejtë dhe barabartë. I pari është pranimi i realitetit, nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të Ahtisarit, dhe hapja e kësaj pako do të thotë hapje e listës së dëshirave dhe shkëputjeve që do të qonin ngjarje të paparashikuara. E dyta është pranimi i të vërtetës.

Serbia duhet të pranoj krimet e të kaluarës. Për të parandaluar gjenocidin Nato është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte ai me regjimin e tij që kishte kryer gjenocid në Kosovë. Kishte aparat shtetëror dhe zyrtar qeveritar dhe një zinxhir komande, por edhe pas luftës në Kosovë qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe krimet e të kaluarës. Duke mos u distancuar nga krimet e luftës Serbia po identifikohet në to. Së treti është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi si të barabartë për të zgjidhur…Parimi i katërt është se qytetarët duhet të jenë përfitues përfundimtar”, u shpreh Kurti nga Brukseli, raportojnë mediet në Kosovë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll