Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti “përplaset” me Hardinajn për situatën në veri, kryeministri: Kjo zonë ishte e rrezikuar që kur prisje në zyrë kriminelë serbë

Shkruar nga Newsbomb
Kurti “përplaset” me Hardinajn për situatën në

Ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj  dhe kryeministri Albin Kurti janë “përplasur” ashpër në seancën e sotme në Kuvend, lidhur me çështjen e veriut.

Haradinaj tha se dyshon që Kurti ndërmori dy veprime për aksione policore në veri, me qëllim që këtë pjesë të Kosovës “ta dorëzojë”, ndërkohë Kurti u shpreh se në veri nuk ka pasur kurrë më parë më shumë rend e ligj sesa tani.

“Në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani e sot sesa kurdoherë tjetër që nga shpallja e pavarësisë. Asnjë barrikadë nuk ka në veri të Kosovës. A ka shumë punë dhe sfida? Po, sepse ato janë të trashëguara. Por një nga një dhe krejt do t’i zgjidhim”, deklaroi Kurti në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti i përmendi Haradinajt takimin me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç në vitin 2018.

Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Milan Radoiçiq. Atëherë ka qenë veriu i rrezikuar. Rreziku ka qenë nga marrëveshjet gjentelmene me kriminelë. Nuk e rrezikon veriun Policia. Veriun e rrezikojnë kriminelët dhe bashkëpunimi i tyre me politikanë të të gjitha ngjyrave dhe përkatësive. Dhe kjo ka ndodhur publikisht në korrik të vitit 2018”, u shpreh Albin Kurti.

Kryetari i AAK-së deklaroi se i beson Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës, por theksoi se dyshon në veprimet e Kurtit, të cilat sipas tij janë ndërmarrë qëllimisht dhe vetëm për një arsye.

“Është interesant. Ne jemi këtu deputetë dhe politikanë dhe mundohemi me e kthy diskutimin te morali i trupave në terren. Unë nuk e kam qëllimin te morali i trupave se i besoj Policisë së Kosovës, i besoj ushtarit të Kosovës. Unë frikën e kam te ti kryeministër, që ti qëllimshëm i ke ndërmarrë dy veprime me e dorëzu veriun. Unë besoj që është skenar i yti me i marrë dy veprime, me e lënë pastaj zbrazët që me u forcu kriminelët dhe i ke bërë qëllimshëm. Kaq”, tha Haradinaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll