Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Kurti niset drejt Brukselit për takimin me Vuçiç, zëdhënësi: Është thjesht parapërgatitje për axhendën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Bruksel për takimin e ditës së nesërme mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se takimi i nesërm nuk është takim i dialogur, por përgatitje për axhendën e tij.

Sipas tij në këtë takim Kurti do të paraqesë vizionin dhe qëndrimet e tij dhe të Qeverisë së Kosovës të cilat do të jenë parimore dhe të drejta.

“Siç kemi thënë në vazhdimësi, takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun, për dialogun e ardhshëm. Aty kryeministri Kurti do të paraqesë vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari. Pra nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij, pas diskutimeve shterruese të ditës së premte në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dialogun e mëparshëm dhe dëmet e shkaktuar nga ai”, shkruan ai.

Më shumë

spot_img
spot_img