Kryeministri Albin Kurti ditën e sotme ka ndryshuar vendbanimin e tij duke u zhvendosur në një banesë tjetër.
Kurti mësohet se është shpërngulur në një shtëpi private në Prishtinë. Sipas informacioneve të komshinjve të rinj të kryeministrit thuhet se këtë shtëpi ai e ka marrë me qera.
Më përpara Kryeministri jetonte në një banesë 60 metra katror.
Pas kësaj shpërngulje të shumta kanë qenë reagimet të cilat kanë ardhur nga qytetarë të ndryshëm. Një prej tyre që na tërhoqi vëmendjen ishte komenti i një qytetareje e cila shprehet e gatshme për ti lëshuar shtëpinë e saj 400metra katror kundrejt asnjë pagese.
