Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kurti: Marrëveshja e Ohrit, më e mira! Njohje "de-facto" për Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
Kurti: Marrëveshja e Ohrit, më e mira! Njohje "de-facto"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se marrëveshja e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut është “njohje de facto” por shtoi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, po i shmanget nënshkrimit të marrëveshjes.

Kurti tha se i takon Bashkimit Evropian që ta gjejë mekanizmin që ta bëjë këtë marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme.

“Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellë de facto. Pra, kjo është njohje de facto ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

Pas bisedimeve, Kurti tha se pajtimi publik është arritur për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë, me një aneks. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar po i ik nënshkrimit të marrëveshjes”, tha Kurti.

I pyetur rreth deklarimit të shefit të lartë të BE-së, Josep Borrell se pajtimi i sotëm e parasheh nisjen e shpejt të procesit të krijimit të një mekanizmit të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, Kurti, nuk mohoi një gjë të tillë, por tha se kjo do të bëhet duke u bazuar në standardet më të larta.

“Nuk është vetëqeverisje, është vetëmenaxhim”, tha kryeministri Kurti kur iu përgjigj pyetjes nëse do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit joshumicë serb dhe natyrisht se ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim”, shtoi ai.

Kurti tha se kjo marrëveshje e arritur në Ohër, “është më e mira e mundshme në këto rrethana për Kosovën, për raportet e Kosovës me Serbinë. Ai tha se aneksi do të publikohet nga Bashkimi Evropian.

“Unë mendoj që është platformë solide për të ecur përpara, e andaj është e pranueshme për ne”, tha Kurti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll