Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti kritika për hetimet, kryeprokurori: Nuk mund të na tregojë punën tonë

Shkruar nga Newsbomb
Kurti kritika për hetimet, kryeprokurori: Nuk mund të na tregojë

Pas akuzave të njëpasnjëshme të qeverisë së Kosovës ndaj Prokurorisë Speciale sa i takon hetimeve në sulmin e Banjskës, ka reaguar kryeprokurori Blerim Isufaj.

Në një konferencë për shtypin në Kosovë, Isufaj tha se nuk i takon kryeministrit Albin Kurti të ngrejë akuza por sistemit të drejtësisë, gjithmonë duke u bazuar në prova.

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngremë kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngremë aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, - ka deklarua Isufaj.

Kjo deklaratë vjen pasi kryeministri Kurti ka deklaruar vazhdimisht se është i shqetësuar përse Prokuroria Speciale nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra efektivi i policisë Afrim Bunjaku.

Më herët Kurti deklaroi se prokurorët dhe gjyqtarët e Prokurorisë Speciale nuk janë të guximshëm dhe duhet te ishin më punëtorë.

"Eh, vetëm sikur edhe prokurorët sikur t’i kishim pak më të guximshëm edhe gjyqtarët t’I kishim pak më punëtorë, nga kampionë ballkanikë siç jemi do të mund të bëheshim kampionë evropianë”, - ka thënë Kurti.

Blerim Isufaj është i nominuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit, mirëpo deri tani ka pasur përplasje të vazhdueshme me liderët shtetërorë. Madje, presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar dekretimin e tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese