Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti: Kosova është e kërcënuar, për Melonin kam qenë skeptik

Shkruar nga Newsbomb
Kurti: Kosova është e kërcënuar, për Melonin kam

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediat italiane ka thënë se vendi që ai udhëheq vijon që të jetë i kërcënuar nga ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë, duke aluduar në organizatat kriminale që veprojnë në veri të Kosovës.

 “Ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë”, ka thënë Kurti, teksa më tej ka akuzuar Listën Serbe për lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.

Gjithashtu, kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se po bëjnë çmos që të afrohen me Bashkimin Europian.

“Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiçin dhe Putinin.  Nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim, por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, tha kryeministri ndër të tjera.

Gjithashtu, kreu i qeverisë së Kosovës është ndalur edhe te marrëdhëniet me Italinë duke u shprehur se fillimisht ishte skeptik lidhur me zgjedhjen e Giorgia Melonit si kryeministre. Ai shtoi se që në momentin që Meloni u vendos në krye të qeverisë së Italisë ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me partnerët ndërkombëtarë si dhe mbështetja ndaj Ukrainës ka qenë e palëkundur.

 “Duhet të jem i sinqertë. Në të kaluarën e konsideroja Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarën e saj të djathtë, me fashizmin. Që kur u bë kryeministre kam vënë re marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me Bidenin dhe SHBA-në, mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. Jo kështu për Salvinin që ka marrëdhënie me Putinin”, ka thënë Kurti.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese